Altin Rraklli: Serbia shumë e vështirë, Kombëtarja nuk kishte fat në short
Shqipëria ka gjetur në kualifikueset e Botërorit 2026 ekipe si Anglia, Serbia, Letonia e Andorra. Duke komentuar shortin ish-futbollisti i Kombëtares Altin Rraklli foli në Euronews Albania duke theksuar se grupi K i duket i vështirë për Kombëtaren dhe sipas tij goglat nuk ishin treguar shumë bujare.
“Kombëtarja duhet të jetë në gjendje optimale dhe përqëndrimi në çdo ndeshje duhet të jetë në 100 %. Vetëm atëherë mund të kesh një shans për të luftuar për vendin e parë ose të dytë në grup por për mendimin tim nuk kishim shumë fat në shortin e sotëm. Nëqoftëse do i marrim ekipet me radhë, Anglia futet në skuadrat më të mira të Evropës kështuqë vendi i parë është shumë vështirë për tu kapur”, deklaroi Altin Rraklli.
Rraklli tha se ky short nuk ishte dashamirës për Kombëtaren ku pas vështërsive që kuptohet që do të ketë ndaj Anglisë dhe rënia në grup me Serbinë sipas tij nuk është avantazhuese.
“Përsëri nuk kishim fat sepse na ra Serbia në grup, rivali jonë i përhershëm. Unë nuk e përziej politikën me futbollin por Serbia është në gjendje të fitojë me çdo ekip prandaj në këtë sens them që ky short nuk ishte shumë avantazhues për ne duke pasur parasyshë që vend i dytë shkon në PLAY-OFF. Me skuadrat e tjera duhet të fitojmë se në letër janë të lehta por kanë vështërsitë e veta. Shorti mund të kishte qenë më dashamirës për ne pasi ka skuadra në grupet e tjera që realisht janë më të lehta në letër”, tha Rraklli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kualifikuset për Kupën e Botës 2026, shorti për të gjitha grupet
- Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria në grup me Serbinë dhe Anglinë
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë