Ambasada e Katarit në Tiranë organizon ceremoni me rastin e Ditës Kombëtare
Ambasada e Katarit në Tiranë organizoi një ceremoni pritjeje në mbrëmje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit. Ceremonia u ndoq nga një numër i gjerë zyrtarësh të lartë, përfshirë Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme,Igli Hasani, krerë dhe përfaqësues të Misioneve Diplomatike dhe Organizatave Ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri, kryetarë bashkish, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme si politika, biznesi, media dhe arti.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri, z. Jabor bin Ali Al Dosari, theksoi rëndësinë e Ditës Kombëtare që festohet çdo 18 dhjetor, duke përkujtuar themeluesin e shtetit modern të Katarit, Sheikh Jassim bin Mohammed bin Thani.
Ai gjithashtu nënvizoi arritjet e jashtëzakonshme të Katarit, që i kanë mundësuar atij të zërë një pozicion të rëndësishëm dhe në rritje në arenën ndërkombëtare dhe rajonale.
Në përfundim, Ambasadori theksoi marrëdhëniet e ngushta dhe të forta të miqësisë mes Katarit, Shqipërisë dhe Kosovës, duke rikonfirmuar angazhimin e ambasadës për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetur çdo nismë që kontribuon në zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të mirën e popujve të të tre vendeve.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët