Ambasada e Rusisë në Beograd reagon pasi Kosova shpalli ‘non grata’ spiunen ruse
Ambasada e Rusisë në Beograd ka reaguar pas Kosova shpalli person të padëshirueshëm shtetasen ruse Daria Asmalova, e cila akuzohet për spinuazh.
Përmes një njoftimi, ambasada e ka konsideruar një provokim këtë vendim të autoriteteve të Kosovës dhe kërkon një reagim nga instituconet ndërkombëtare si OKB, OSBE apo UNMIK.
“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse.
Ditën e djeshme, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se Asmalovas i është ndaluar hyrja për 5 vite.
Më pas, mësohet se Asmalova është liruar dhe ka shkuar në Serbi.
Lajmin e bënë të ditur mediat ruse, sipas të cilave Aslamova u lirua gjatë orëve të natës mes së shtunës dhe së dielës dhe vijoi e vetme rrugën drejt kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.
Sipas burimeve mediatike, aktualisht ajo ndodhet në qytetin serb të Rashkës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid