Ambasadori austriak: Në aspekt teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment
Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner deklaroi për Euronews Albania se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të nisin shumë shpejt.
“Në fillim të vitit të shkuar, Bullgaria, në një mënyrë deri diku të papritur, vendosi të bllokojë hapjen e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut, por unë sigurisht kam shpresë se ne do të mund të nisim negociatat me të dyja shtetet, sa më shpejt”, tha ambasadori.
Z. Steiner shtoi se në aspektin teknik, negociatat mund të hapen në çdo moment.
“Diçka që do të shtoja është se nga aspekti teknik, unë mendoj se ne mund të nisim negociatat në çdo ditë apo moment, sepse ato kanë të bëjnë me implementimin apo miratimin e legjislacionit shqiptar si dhe përshtatjes së tij ndaj legjislacionit të përbashkët ‘aqui communautaire’ të BE-së. Ky është një proces teknik, i cili mund të nisë që nesër apo në këtë moment”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik