Ambasadori i BE-së: Mbështesim drejtësinë në Shqipëri, duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë

12 Janar 2026 | 10:24

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në konferencën e zhvilluar këtë të hënë me temë “Cilësia e Drejtësisë”, foli për drejtësinë në Shqipëri dhe për rritjen e cilësisë së saj.

Gonzato tha se është e vështirë të rritet cilësia e drejtësisë pa rritur personelin. Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë, prokurorë dhe asistentë ligjorë për një drejtësi më efikase, ndërsa ai kërkoi harmonizimin e ligjeve me ato të Bashkimit Europian.

“Viti që kemi përpara është shumë i rëndësishëm. Gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh, dhe kjo e bën të vështirë prodhimin e cilësisë. Të gjitha vendet bosh duhet të plotësohen. Këshilltarët ligjorë janë tepër të rëndësishëm për një drejtësi më cilësore. Nuk kemi kohë për të humbur”, tha Gonzato.

Në këtë konferencë foli edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ai theksoi se shpejtësia pa koherencë dhe pa arsyetim të qëndrueshëm përbën rrezik për sigurinë juridike dhe besimin e publikut. Po ashtu, nënvizoi rëndësinë e uljes së stokut të dosjeve dhe të pranisë së më shumë prokurorëve e këshilltarëve.

“Drejtësia dhe dhënia efikase e saj është prioritet. Kjo duhet të merret parasysh, duke pasur parasysh që Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e BE-së. Në të ardhmen e afërt, qytetarët e BE-së mund të dëshirojnë të krijojnë biznese apo të blejnë tokë në Shqipëri, dhe kjo kërkon njohje të rregullave të brendshme të BE-së dhe standardeve për konsumatorët. Jemi të vetëdijshëm që kjo përbën një sfidë”, përfundoi Sadushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026