Ambasadori i Qipros në Serbi: Nuk e ndryshojmë qëndrimin tonë për Kosovën

10 Nëntor 2022 | 13:03

Ambasadori qipriot në Serbi, Dimitrios Theophylakto deklaroi se Qipro nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, Prishtina është ajo që nuk i respekton obligimet e saj, shkruan Euronews Serbia.

Ai shtoi se duhet të fillojë përmbushja e Marrëveshjes së Brukselit, si e vetmja kornizë për avancimin e dialogut mes dy vendeve.

“Pozicioni i Qipros, si dhe i disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian është i njohur. Edhe ne jemi viktima të agresionit dhe pushtimit, kemi një situatë të ngjashme në Qipro. Për sa kohë që Rezoluta 1244 e OKB-së është e vlefshme, ne e konsiderojmë shpalljen e njëanshme të pavarësisë si të paligjshme dhe në kundërshtim me ligjin”, tha ambasadori Teofilakt, i pyetur se cili është qëndrimi i Qipros në lidhje me kërkesën e shpallur nga Kosova për anëtarësim në BE.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj në Luginën e Preshevës, studentët serbë: Mediat e regjimit nuk e raportuan vizitën e presidentit shqiptar

Presidenti, Bajram Begaj ka vizituar së fundmi Luginën e Preshevës, popullsia e së cilës është me shumicë shqiptare etnike. Vizita e Begajt në Serbi ka...
15:50 | 13/07/2026

Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov

Bullgaria ka bllokuar përfshirjen e Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, dhe miliarderit rus Vagit Alekperov në paketën e re të sanksioneve të Bashkimit...
14:46 | 13/07/2026

Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë të hënën, më 13 korrik,...
13:03 | 13/07/2026