“Amnistia akt human”, Cakrani: Të përfitojnë edhe zyrtarët e dënuar për korrupsion

6 Prill 2024 | 21:32

Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin Review në Euronews Albania se amnistia është akt human për çdo të dënuar dhe nga kjo nuk ka pse të përjashtohen zyrtarët e dënuar për korrupsion.

Sipas tij, nga kjo amnisti duhet të përfitojnë edhe subjektet që janë dënuar nga GJKKO nëse iu ka mbetur edhe 6 muaj burg.

“Çfarë problemi ka për njerëz që janë gjykuar nga gjykata speciale se janë kapur me ca rrënjë kanabis dhe janë gjykuar si grup kriminal. Nëse ai i dënuar për korrupsion ka bërë 2 ose 3 vite burg dhe i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, çfarë problemi ka që ai të përfitojë? Derisa amnistia është akt human, atëherë ku hyn humanizmi këtu? Derisa kanë bërë 2 vjet, 2 vjet e gjysmë burg dhe u ka mbetur 6 muaj burg, atëherë ku është problemi që ai të përfitojë pjesën e mbetur të dënimit? Ky është i gjithë thelbi, nuk po themi të përjashtohen nga ndjekja penale”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026