Amnistia penale, Manja: Nëse qenka hataja për opozitën amendamenti, tërhiqemi ne
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me amnistinë, ku dhe i bëri thirrje opozitës që ta votojnë, pasi në këtë mënyrë 700 persona mund të bashkohen me familjet e tyre.
Mes tjerash ai tha se janë të gatshëm që të ulen me opozitën për të diskutuar amendamentin, duke nënvizuar mes të tjerash se do të bashkëpunojnë me çdo deputet në mënyrë që ky ligj të zbatohet dhe miratohet.
“Është dhënë mundësia që të përfitojnë 1 vit ulje dënimi burrat dhe një vit e gjysmë gratë, për të gjithë kategoritë e personave që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heqë njollën. Quhesh i dënuar, për të gjitha efektet e statutit juridik të personave. Do bashkëpunojmë me çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë që kanë lexuar ligjin, pasi ligji prek të gjithë kategorinë e personave.
Është në nderin e të gjithë deputetëve që të japin votën, që këto 600-700 persona të bashkohen me familjet e tyre. Do jenë deputetët e opozitës që do ta kërkojnë futjen në rend të ditës së amnistisë. Ne si mazhorancë e kemi bërë detyrën tonë. Do dëshiroja që ky ligj të marrë votat e të gjithë deputetëve. Jemi të gatshëm të ulemi për amendamentin. Nëse qenka hataja për opozitën se përse do të përfitojnë ulje dënimi 3 punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre, patjetër tërhiqemi ne nuk është problem”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Reforma zgjedhore, sugjerimet e Celibashit për votimin elektronik dhe depolitizimin
- Gjermania godet Vuçiçin: Është zgjatje e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë