Amorim thuajse “djall i kuq”, pritet të firmosë kontratë 3-vjeçare
Fitorja në kupë ndaj Leicester Cityt nuk do të thotë asgjë për trajnerin e përkohshëm Ruud Vanistelrooy, e ky i fundit nuk do të qëndrojë gjatë në stolin e Manchester United, për faktin se drejtuesit e kanë zgjedhur zëvendësuesin e Erik Ten Hag.
Ruben Amorim, është ai që do të drejtojë djajtë e kuq, me palët që kanë arritur akordin, ndërsa gjithçka do të konfirmohet në orët në vijim. Tekniku aktual i Sporting Lisbonës i ka bërë të ditur drejtuesve të ekipit portugez që dëshiron të largohet, e madje vetë skuadrat po ashtu kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Prej 4 vitesh amorim drejton Sportingun, por tani bëhet gati për një sfidë edhe më të vështirë, ku bëhet fjalë për një kontratë 3-vjecare, që e mban atë lidhur me ekipin e djajve deri në 2027-ën.
Muaj më parë, Amorim u diskutua dhe për rolin e trajnerit të Liverpool, por ardhja e Arne Slot anuloi gjithçka, e duket se ëndrra për të drejtuar një ekip të madh në Premier League tashmë është realitet, me 39-vjecarin që do të zbarkojë në ishull.
LEXONI GJITHASHTU:
- U arrestuan në protestën e opozitës, Gjykata e Elbasanit jep masat për 3 personat
- U arrestuan në protestën e opozitës, Gjykata e Elbasanit jep masat për 3 personat
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)