AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin e Fierit – Berat ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke caktuar masa sigurie për 6 punonjës të dy institucioneve të ndryshme.
Masat, që përfshijnë pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, janë vendosur ndaj tre punonjësve të policisë dhe tre punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Punonjësit e përfshirë janë:
-
Y. K. – Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Fier
-
I. B. – Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Fier
-
D. K. – Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Fier
-
A. X. – Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër
-
SH. XH. – Inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër
-
K. Y. – Inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër
Hetimet e zhvilluara nga AMP kanë zbuluar dyshime të forta që këta punonjës të policisë dhe IMT-së, në bashkëpunim, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm në territorin e Bashkisë Mallakastër. Sipas hetimeve, ata janë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ndihmën në ndërtimin e paligjshëm të objekteve në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar