AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në Tiranë
21 Shkurt 2025 |
14:13
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4 masa sigurie për 4 punonjës policie, më konkretisht:
- Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim me inciale H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
- Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim me iniciale E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.
- Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim me iniciale J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.
- Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim me iniciale I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit