Amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e ballakumeve, si përgatiten ato

13 Mars 2026 | 17:18

Në Elbasan ka nisur përgatitja e ballakumeve, ëmbëlsirës tradicionale që shënon Ditën e Verës, një festë që përcillet brez pas brezi dhe që për familjet elbasanase përfaqëson më shumë se një recetë.

Ajo është një ritual i trashëgimisë kulturore të qytetit ndërsa për realizimin e kësaj ëmbëlsire përdoret një enë bakri, shpesh shumëvjeçare, që sipas amvisave ndikon në shijen dhe cilësinë e saj. Përgatitja kërkon kohë, durim dhe përzierje të vazhdueshme për disa orë.

“Për ballakumet e Elbasanit na duhet një enë bakri. Marrim gjalpin e shkrirë, por jo shumë të nxehtë, dhe e trazojmë me sheqerin derisa masa të bëhet homogjene. Më pas marrim vezët dhe i hedhim një nga një, duke i trazuar nga dy minuta secilën. Pastaj shtojmë miellin e misrit, të verdhë ose të bardhë, sipas dëshirës”, thotë amvisa Farie Faqolli.

Sipas amvisave, përgatitja ka edhe disa sekrete që e bëjnë ballakumen të butë dhe të shkrifët, përveç recetës bazë.

“Disa i hedhin finjë, disa jo. Por që të bëhen të mira, duhet t’i bësh me dashuri, që të dalin të shijshme, siç dinë t’i bëjnë vetëm zonjat e Elbasanit.”

Një tjetër element i rëndësishëm është ena prej bakri, e cila në shumë familje trashëgohet brez pas brezi.

“Ena duhet të jetë prej bakri dhe shumë e vjetër. Kjo enë është mbi 100 vjeçare. Që të dalin ballakumet e mira, ena është shumë e rëndësishme. Duhet edhe kohë: dy deri në tre orë përzierje pa ndërprerje. Edhe kur nuk je vetëm, duhet të jetë një tjetër që të vazhdojë përzierjen, sepse nuk duhet të ndalet fare që ballakumet të dalin sa më të mira.”

Në prag të Ditës së Verës, aroma e ballakumeve të sapopjekura mbush shtëpitë në Elbasan, duke sjellë jo vetëm shijen e një ëmbëlsire tradicionale, por edhe një pjesë të rëndësishme të identitetit dhe trashëgimisë kulturore të qytetit. Për elbasanasit, ballakumja mbetet simboli më i dashur i kësaj feste, gjithmonë e përgatitur me përkushtim dhe dashuri nga amvisat e qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026