Analistët në RMV parashikojnë ditë të vështira për Kovaçevskin

27 Dhjetor 2021 | 15:41

Brenda javës së fundit të dhjetorit, presidenti Stevo Pendarovski pritet që të mandatojë Dimitar Kovaçevski, kreun e ri të Lidhjes Socialdemokrate për formimin e Qeverisë së re së Maqedonisë së Veriut.

Analistët politikë presin proces të rregullt dhe një qeveri me ministri të shumta, për të plotësuar orekset e koalicionit të gjerë. Megjithatë, kohëzgjatja e bashkëjetesës tri partiake, do të varet nga nisja apo jo e negociatave me BE-në.

“Problemet për Qeverinë pres të nisin pas formimit dhe sigurisht që problemi më i madh do jetë ky me Bullgarinë dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në BE pasi kjo ndikon në stabilitetin e shumicës parlamentare. Kjo pasi shumica e partive në Qeveri narrativin kryesor për pjesëmarrje në këtë përbërje qeveritare e kanë integrimin, dhe nëse nuk ka lëvizje në këtë aspekt në gjashtë muajt e parë të 2022, do ketë presion të madh ndaj koalicionit qeveritar për të mbetur bashkë ose jo”, thotë analisti Petar Arsovski.

Gazetari Isen Saliu vlerëson se stabiliteti i Qeverisë do të varet edhe nga stabiliteti i Lidhjes Socialdemokrate, e cila pas dorëheqjes së Zoran Zaev, po përshkohet nga rryma pakënaqësish.

“Flitet se ai ka paraparë një pjesë të konsiderueshme të posteve për të ashtuquajtur krah të Shkupit, krah i cili deri tani është ndjerë i anashkaluar nga kryeministri Zaev, por plotësimi i një vakumi shton vakumin tjetër dhe shtohen mundësitë për pakënaqësi të reja në një situatë kur shumica ende nuk është bindëse, 64 me 56, pra mund të sjellin edhe ndryshime të papritura ku nuk përjashtohet mundësia as për formimin të shumicës së re e as për vazhdim të krizës politike me 60/60”, shprehet Salihu.

Analisti Arsovski dhe gazetari Saliu ndajnë të njëjtin mendim edhe për zgjedhje të parakohshme, të cilat, nëse nuk shuhen pakënaqësitë brenda LSDM-së, mund të zhvillohen edhe në vjeshtën e ardhshme.

I gjithë procesi i përmbylljes së formimi të Qeverisë së re pritet të përmbyllet deri më 15 janar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026