Analisti: Cilat janë komunat paralele në Kosovë ku qeverisin serbët
Analisti Fatmir Sheholli është shprehur se në Kosovë, në komunat me shumicë serbe, ka shumë institucione paralele që luajnë rolin e komunave.
Komentet Sheholli i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku përmendi edhe disa prej tyre, të cilat sipas tij janë: Graçenica, Novobërda, Zveçani, Zubin Patoku, Lespoviçi, etj.
Sheholli tha se nëse ka vendim për mbylljen e këtyre komunave nga qeveria e Kosovës, duhet filluar me ato që janë më të fuqishme.
“Në komunat me shumicë serbe që janë në Kosovë, prej Graçanicës që isha unë, është komuna e Novobërdës, që është vetëm 15 kilometra larg prej Graçanicës, ka struktura ilegale, komunë paralele. Pastaj është në Mitrovicën e Veriut, në Zveçan, në Leposaviç, etj. Në çdo komunë me shumicë serbe ekzistojnë.
Por ajo që e dimë, edhe në komunat me shumicë joserbe ekzistojnë institucione ilegale, që kryejnë misionin e komunës serbe. Ne reportazhin e bëmë, i treguam mesazh të qartë qeverisë që nëse ata nuk e kanë ditur se ku është komuna, ia treguam. Aty interesant ishte se serbët ishin shumë të organizuar.
Ishin diku 30 serbë duke punuar tokën kur bëmë reportazhin dhe aq shpejt kanë dalë ata me telefona, për të na incizuar neve. Filmimet i dërgojnë në Beograd. Nëse ka vendim qeveritar të Kosovës që të mbyllen këto komuna, unë mendoj të fillojmë nga komunat më të fuqishme”, tha Sheholli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë