Analisti serb: Pas marsit, Trump do merret me marrëveshjen për Kosovën
Dushan Janiç, eksperti i dialogut Kosovë-Serbi ishte këtë të shtunë i ftuar në “Balkan Talks” ku analizoi se si do të ndikojë ardhja në pushtet e Donald Trump në Ballkan e kryesisht në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij ndryshimet e para pritet të vihen re që në mars të 2025.
“Pas muajit mars do të kemi dy gjëra. E para insistimi për marrëveshjen dhe e dyta miratimin në Kongres i planit të Grenwell dhe Donald Trump, që çon përpara çështjen e komunikimit ekonomik dhe bashkëpunimit ekonomik”,-tha analisti Janiç.
I pyetur nëse tashmë do të ketë dy platforma një amerikane dhe një europiane sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Janiç tha:
“Është diçka që opinioni publik në Serbi nuk e ka kuptuar. Marrëveshja e Washingtonit e çonte statusin përpara, nëse lexohet marrëveshja e shkruar. Ndërsa sa i takon planit Franko-gjerman të pranuar në Bruksel, nuk është i qartë si plan. dialogu ka gjasa të vazhdojë sipas modelit europian me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe nuk duhet lejuar që Rusia të kthehet në Ballkan. Personalisht pres disa ndryshime nga Donald Trump, pasi qasje të liderëve si ai pritet të jenë më të fokusuara te ekonomia se te qasja politike”.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë