Analisti: SPAK ka mbështetjen e opinionit publik, Ahmetaj të vijë të përballet

12 Korrik 2023 | 21:37

Analisti Platon Nesturi e cilësoi një  goditje të fortë të SPAK lëshimin e urdhër-arrestit për Arben Ahmetajn.

Sipas tij, SPAK e ka ngritur “stekën” duke goditur një figurë kaq të lartë të pushtetit, pasi ka edhe mbështetjen e opinionit publik për të hetuar abuzimet me pushtetin.

“SPAK që realisht po synon dhe e ka ngritur stekën deri te figurat më të larta politike, aq më tepër i një mazhorance që është ende në pushtet. Vetë trysnia e opinionit publik ndikon në këto rrethana. SPAK ka mbështetjen e opinionit publik për të hetuar abuzimet me pushtetin. Ajo që po luhet është me procedurat, po nuk e shmang dot hetimin. Me interes do ishte që Ahmetaj të përballej me këtë gjë”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026