Analiza e diplomatit europian: Taktika e Vuçiç me targat, si po kërkon të përfitojë
Njohjen e targave te Kosovës nga ana e Serbisë, ish diplomati Robert Bosch, e sheh si taktikë politike nga ana Partisë Progresive Serbe. Sipas tij qëllimi i partisë në pushtet është të tregojë se janë konstruktiv para komunitetit ndërkombëtar.
“Me këto vendime që po marrin, qëllimi i Partisë Përparimtare Serbe, është të tregojë se sa konstruktiv janë ata para ndërkombëtarëve. Partia në pushtet po synon të dëshmojë që janë të gatshëm për bisedime me ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Kosovën. Por, unë konsideroj se pozicioni i tyre po lëkundet për shkak të pakënaqësive të qytetarëve të cilët po protestojnë gjithnjë e më shumë kundër këtij regjimi. Ju mund ta shihni se sa shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Beogradit dhe ata duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa diçka të ndryshojë. Mendoj që tani e tutje edhe pozicioni i ndërkombëtarëve karshi Serbisë paksa do të ndryshojë. Tani të presim dhe të shohim se a do të respektohet kjo marrëveshje më 1 janar”, tha diplomati Bosch.
Mirëpo, ndryshe këtë situatë e vlerëson analisti politik nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiç, i cili deklaron se vendimi nuk u mor për kalkulime politike, po për t’ia lehtësuar udhëtimin qytetarëve serbë.
“Unë mendoj se këtë vendim autoritet serbe e morën për shkak se shumica e qytetarëve serb në Kosovë i kanë riregjistruar targat e makinave në RKS. Nëse Serbia nuk do të ndryshonte qasje atëherë serbët nga Kosova do të ishin pala e dëmtuar, sepse janë që ata më së shumti udhëtojnë për në Serbi. Prandaj unë mendoj se ky vendim nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet në Serbi. Natyrisht, që nga ky vendim nuk do të përfitojnë vetëm serbët e Kosovës por edhe komunitetet e tjera. Mos harroni se tani Serbia është në një pozitë të vështirë para ndërkombëtarëve për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në Banjska, andaj tani qëllimi i Serbisë është që të tregohet sa më konstruktive. Këtë vendim të Serbisë e mbështeti edhe Bashkimi Evropian”, tha analisti politik, Ognjen Gogiç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbia lejon targat e Republikës së Kosovës
- Njohja e targave të Kosovës nga Serbia, reagon Bashkimi Europian
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë