Anëtarësimi i RMV-së në BE, Ambasadori Geer: Zbatoni reformat dhe marrëveshjet me fqinjët
Konferenca ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të mbahet pasi të arrihet pajtueshmëri për kornizën e negociatave. Ky është paralajmërimi i Ambasadorit të ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer, i cili sapo është emëruar në këtë post.
Gjatë konferencës së tij të parë si ambasador me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Geer kërkoi zbatimin e reformave për të cilat u zotua qeveria e Zaevit. Ambasadori inkurajoi Maqedoninë e Veriut edhe që t’i zbatojë dy marrëveshjet e lidhura me Greqinë dhe Bullgarinë.
“Të gjithë mezi presim nisjen formale të negociatave të vendit me Bashkimin Evropian. Vendi juaj deri në këtë fazë ka arritur shumë, kur flasim për reformat, por po ashtu edhe në zgjidhjen e kontesteve bilterale me fqinjët. Vendi e ka te domosdoshme që të bëjë më shumë përpjekje në sferën e sundimit të së drejtës deri në fund të negociatave, në kultivimin e demokracisë, mbrojtjes e të drejtave të njeriut dhe ambientit, ekonominë, gjëra që janë pjesë e procesit” – u shpreh Geer.
Kryeministri Zaev u zotua për zbatim të përpiktë të reformave dhe njëherazi angazhim së bashku me Bullgarinë për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mund të çojë deri tek bllokimi i nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Por nga ana tjetër, këmbëngul ne origjinën maqedonase të revolucionarit Goce Dellçev, te cilin edhe bullgarët e pretendojnë si hero të tyrin, për shkak të revolucionit Bullgar.
“Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se edhe Bullgaria dhe bullgarët e vlerësojnë për revolucionar bullgar. Është fakt se ne e kemi Dellçevën, qytet i cili e bartë emrin e tij, ka edhe Bullgaria qytet me emrin Goce Dellçev . Kemi përmendore gjithandej në Maqedoninë e Veriut të Dellçevit, por edhe në Bullgari. Bashkë me kryeministrin Bojko Borisov jemi përulur në Sofje në përmendoren e Goce Dellçevit, por edhe në varrin e Dellçevit në Shkup. Realiteti dhe faktet janë ato. Prandaj dhe kemi lidhur Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë ose Marrëveshje të Prespës, që të mundemi këto çështje t’i zgjidhim në të ardhmen,” – u shpreh kryeministri Zaev.
Kryeministri, Zoran Zaev paralajmëroi takim me homologun bullgar, Bojko Borisov jo më vonë se 10 nëntori, për të biseduar lidhur me çështjen e revolucionarit Goce Dellçev, që edhe bullgarët edhe maqedonasit e quajnë hero të tyrin kombëtar, dhe bashkë-organizimin e Samitit të Sofjes në kornizë të Procesit të Berlinit, që është paralajmëruar të mbahet më 10 dhe 11 nëntor. Zaev tha se për këtë po pret konfirmim nga pala bullgare.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona