Anglia e fortë ndaj Serbisë, fitojnë Franca, Italia dhe Norvegjia

14 Nëntor 2025 | 07:48

Anglia arriti fitoren e radhës në grupin K të kualifikueseve drejt Kupës së Botës, duke mos e llogaritur aspak Serbinë në “Wembley”, por duke u treguar e kursyer sa i përket golave.

“Tre Luanët” realizuan dy herë, nga një gol për secilën pjesë, më saktë dy eurogola nga Saka dhe Eze. Të besuarit e Thomas Tuchel administruan mjaft mirë lojën, duke mbajtur larg kundërshtarin, i cili edhe pse me trajner të ri, nuk prodhoi asgjë.

Me këtë triumf, britanikët qëndrojnë në krye me 21 pikë, 20 gola të shënuar dhe 0 të pësuar.

Në sfidat e tjera regjistruan fitore Franca, Italia dhe Norvegjia, ndërsa Irlanda ishte surpriza e mbrëmjes, duke mposhtur Portugalinë në shtëpi.

Francezët fituan me “poker” golash ndaj Ukrainës, ku pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën u realizuan 4 gola: dopietë e Mbappé, si dhe Olise e Ekitike. Me këtë 3-pikësh, “Trikolorët” siguruan kalimin në Kupën e Botës.

Dy gola në minutat e fundit të shënuar nga Mancini dhe Esposito i mjaftuan Italisë të merrte fitore ndaj Moldavisë, por skuadra qëndron e dyta në grup pas Norvegjisë, e cila kryeson dhe është shumë pranë kualifikimit në Botëror.

Nëse përfundon kështu, atëherë “Azzurrët” do të provojnë nëpërmjet play-off-it.

Zhgënjimi i mbrëmjes ishte Portugalia, që u mposht në transfertë nga Irlanda pas dy golave të Parrott. Luzitanët u ndëshkuan me karton të kuq, dhe ishte pikërisht ylli i Al Nassr, CR7.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026