Anglia iu “falet” penalltive, eliminon Zvicrën e Granit Xhakës

6 Korrik 2024 | 21:55

Anglia iu desh t’iu falej penalltive që të kualifikohej më tej në Euro 2024.

120 minuta nuk mjaftuan që të kishte një fitues mes “Tre Luanëve” dhe Zvicrës së Granit Xhakës.

Sfida nisi me presion nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 75’, ku pas një aksioni perfekt, Zvicra kaloi në avantazh me Embolo.

Gjithsesi “Tre Luanët” nuk u dorëzuan dhe barazuan pas vetëm pesë minutash me anë të Saka.

Koha shtesë nuk shënoi asgjë të re, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat rrjetat mbetën të paprekura.

U desh që të dy ekipet t’u drejtoheshin penalltive për të patur gjysmëfinalistin e tretë të Euro 2024.

Penallitë përfunduan me rezultatin 5-3 në favor të Tre Luanëve duke i kualifikuar për më tej.

ANGLI 1-1 ZVICËR (5-3 P)

Saka 80′ / Embolo 75′

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026