Anketa e IDRA-s, më shumë se gjysma e shqiptarëve po shqetësohen për ekonominë më tepër se sa nga pandemia

27 Maj 2020 | 11:35

Shqetësimi për pandeminë po i lë vend shqetësimit për ekonominë. Më shumë se gjysma e të rinjve deri në moshën 44 vjeç po i shqetëson tashmë gjendja financiare post-COVID-19.

Ky ka qenë rezultati i një anketimi online të zhvilluar javën e shkuar nga Njësia Sasiore IDRA, e cila ka vënë në dukje se shqetësim më të madh kanë shfaqur familjet me të ardhura më të ulëta.

Drejtuesi i Njësisë Sasiore, Edmond Çera i tha gazetares Bruna Çifligu se rezultati është përfaqësues, pasi nuk ka përfshirë moshën madhore, e cila ka qenë dhe më e ekspozuar nga rreziqet e infeksionit COVID-19.

Çera u shpreh se anketimi synonte të nxirrte në pah se kush ishte shqetësimi kryesor në ditët aktuale, epidemia apo problemet ekonomike.

“Siç tregojnë rezultatet qytetarët shqiptarë aktualisht ndihen më të alarmuar nga goditjet që kanë në aspektin ekonomik se sa nga pikëpamja shëndetësore,” – tha Çera teksa theksoi se nuk ka pasur shumë diferenca statistikore mes gjinisë dhe moshës.

Drejtuesi i IDRA-s shpjegoi se mosha madhore u përjashtua nga anketimi për shkak të vështirësive të kësaj moshe për të aksesuar në internet.

“Numri i të pyeturve mbi 45 vjeç ka qenë i vogël dhe kjo nuk e ka mundësuar nxjerrjen e një statistike më përfaqësuese,” – shpjegoi Çera.

Sipas anketës së IDRA-s, prirja për shprehjen e shqetësimit rreth ekonomisë ka qenë disi më e lartë në zonat urbane se sa në zonat rurale. Në këtë pikë bëjnë dallim Durrësi dhe Tirana.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026