Ankohet fermeri lushnjar: Kam 50 derra por nuk po i shes dot prej 5 muajsh…
INSTAT ka publikuar raportin e vitit 2023 për blegtorinë dhe rezultatet janë shqetësuese. Sektori ka përjetuar një rënie të frikshme dhe të rrezikshme, që mund të ketë ndikime të rënda në ekonominë tonë rurale dhe furnizimin me ushqime.
Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente dhe politika të reja për të mbështetur fermerët dhe për të stabilizuar sektorin.
Franc Kaloshi, fermer nga Lushnja tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ai dhe fermerët e tjerë kërkojnë garanci për produktin kryesor që është qumështi dhe reduktimin e importit të mishrave në dëm të produkteve vendase.
“80 për qind e mishit hyn nga importi, dhe kjo po e dëmton drejtpërdrejtë fermerin shqiptar, por edhe krahun e punës. Kam 4-5 muaj që kërkoj t’i tregtoj derrat që kam rritur, rreth 50 krerë dhe nuk shiten se futet mishi nga jashtë. Kërkesa më e madhe në treg është aktualisht për mishi i qengjit, që ka shkuar 700 lekë për kg, mishi i viçit po vjen nga Rumania dhe Bullgaria. Unë nuk jam kundër importit, por të bëhet sipas rregullave dhe jo në dëm të prodhimi vendas”, tha fermeri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte