Anulimi i mbledhjes së KKIE, Tabaku: E pafalshme nëse do të kishte skena dhune

13 Nëntor 2023 | 11:30

Përplasjet e fundit në parlament të opozitës kanë bërë që të anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit e planIfikuar për t’u mbajtur këtë fillim jave. Kryetarja e këtij Këshilli, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat deklaroi se këtë vendim ia ka përcjellë edhe të ngarkuarit me punë të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Në këtë mbledhje do të prezantohej Progres-Raporti i BE për Shqipërinë.

“Unë u detyrova sepse për mua do të ishte e pafalshme nëse do të kishim skena të papërshtatshme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke nisur edhe nga incidentet e ditës së premte dhe e kisha të pamundur që ta parashikoja sesi do të zhvillohej mbledhja. Unë mendoj se procesi i integrimit ne duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë, për këtë arsye u detyrova, i kërkova ambasadorit ditën e premte kur më dorëzoi raportin që të më mirëkuptonte, i kërkova njëkohësisht dhe zotit Gogu nëse ishte mundur ta anulonim mbledhjen”, tha Tabaku.

Për Tabakun, me mos zhvillimin e këtij takimi palët humbën mundësinë për të diskutuar për disa nga problematikat e ngritura në progres-raport.

“Duke humbur një mundësi për të pasur një debat që është bërë praktikë të hapur për raportin e progresit të Shqipërisë të publikuar gjatë javës së shkuar si dhe planin e rritjes”, tha Tabaku.

Duke u ndalur tek progres-raporti, Tabaku tha se në të nuk tregohej asnjë vlerësim për procesin e Integrimit. Po ashtu, Tabaku deklaroi se në progres-raport theksohet edhe që ka pasur mungesë të jetës parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026

Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lushnjë–Berat, në afërsi të Fiersheganit, ku një automjet tip “Golf” është përmbysur pasi është përfshirë...
13:30 | 01/07/2026