Apeli i dha vulën e PD Berishës, Lela: Shkoi haka te i zoti! Kthim në legalitet

11 Qershor 2024 | 14:00

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i japë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Në një lidhje për Euronews Albania, Lela tha se ky është një vendim i mirë për gjithë shqiptarët, pasi sipas tij, shkoi haka te i zoti.

Ai tha gjithashtu kreu i PD-së, Sali Berisha, duhet të lirohet nga ‘arresti i shtëpisë’, pasi sipas tij, ai është i burgosur politik.

“Lajm i mirë për shqiptarët, kthim në legalitet dhe normalite. Shkoi haka te i zoti. Edhe kundërshtarët politikë të PD duhet të jenë të gëzuar për legjitimitetin juridik të opozitës. Me këtë vendim i bie që drejtësia bën drejtësi kur do, kur sheh dhe kur e ka vullnetin. Nuk pashë ndonjë hije dyshimi, nuk ka asnjë kleçkë që mund ta pengojë këtë festë.

Nuk e di çfarë ndodh me pjesën tjetër, sepse udhëtimi i tyre ka qenë i helmatisur, pengues për PD. PD duhet të shohë nga e ardhmja. PD është e cunguar ende. Legaliteti duhet të kthehet i plotë, për lirimin nga burgimi të kryetarit Berisha, i cili është i burgosur politik”, tha Lela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026