Aplikimet për në universitet, 80 për qind e maturantëve të regjistruar
Në fazën e parë të regjistrimeve, 5 degë i kanë mbyllur regjistrimet. Programet si mjekësi e përgjithshme, stomatologji, arkitekturë, urbanist, interieri dhe dizajn i kanë ezauruar kuotat e tyre.
“Aktualisht janë degët që lidhen me shëndetin, mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, infermieri jo vetëm në Tiranë, teknologjia e informacionit. Janë preferuar dhe degët që lidhen me ndërtime; arkitektura, urbanistika, janë programe që janë ezauruar që në ditët e para”, thotë Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.
80% e maturantëve i kanë përfunduar regjistrimet në universitetet si publike dhe private. Mbi 16 mijë prej tyre, nuk duan të ndërrojnë degët që kanë fituar.
“Vijon tendenca e përhershme në programet e mësuesisë rreth 8.5%…bujqësia ka rreth 800 maturantë, është një universitet ka një rritje te lehtë”, shprehet Xhelaj.
Në ditën e parë të çregjistrimeve, deri më tani janë vetëm 100 kërkesa për të ndryshuar degë.
“Kanë ngelur akoma rreth 3600 maturantë që presin të fillojnë raundin e dytë, hyjnë automatikisht ata që nuk fituan raundin e parë. Mbi 5500 pritet të aplikojnë në raundin e dytë. Nëse regjistrohen, është faza e lirë më pas”, shprehet ai.
Në rrethe disa degë rrezikojnë mbylljen pasi kanë të regjistruar 1 ose 2 maturantë. Në Gjirokastër, universiteti “Eqrem Çabej” renditet i fundit si institucioni më pak i kërkuar. Pas 14 ditësh regjistrime për degën e anglishtes në Gjirokastër është regjistruar vetëm 1 student, ndërsa në Histori-Gjeografi dy studentë. Në një kohë kur Shqipëri, po përballet me një fluks të lartë turistët, të rinjtë refuzojnë të shkollohen si operatorë turistikë. Në Elbasan vetëm 1 student është regjistruar në degën e bio-kimisë dhe po 1 në degën operator turistik.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid