Arben Malaj: Lojërat e fatit duhen legalizuar, ja katër asye

28 Shtator 2023 | 07:30

Ish-ministri i financave Arben Malaj, ishte mëngjesin e kësaj të enjteje i ftuar në “Good Morning Albanians”  ku ka folur për çështjen e legalizimit të lojërave të fatit.

ai tha se është e pajustifikueshme që lojërat e fatit të vazhdojnë të jenë 100% informale, pasi kjo nxit krimin. Për këtë Malaj dha edhe katër faktorë që duhet t’i kemi parasysh të cilët tregojnë se përdorimi i lojërave të fatit do vazhdojë të rritet.

“Është e pajustifikueshme që ne të vazhdojmë të mbajmë në informalitet 100% bastet sportive. Kur shifrat janë të nivelit të lartë. Ka disa faktorë që duhet t’i kemi parasysh se lojërat e fatit do të rriten gjithnjë e më shumë. Analistët, japin katër faktorë kryesor.

E para numri i shteteve që po lejojnë lojërat e fatit është në rritje. E dyta, teknologjia e ka bërë të mundur që në qindrat e sekondës ti mund të operosh në një treg që është miliarda. E treta tashmë po luhet futboll çdo ditë dhe arsyeja është që të vihen më shumë baste.

Faktori i katërt që duhet të kemi parasysh është se po rritet numri i përdoruesve nga të rinjtë, të moshuarit dhe nga gratë. Ka studime psikologjike që tregojnë se është rritur numri i grave”,-tha Arben Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024