Arbër Agalliu: Mos na e bëni Berluskonin shenjtor, ja mëkatet që ka

12 Qershor 2023 | 21:38

Gazetari Arbër Agalliu komentoi largimin nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi duke theksuar se lavdet që po i thuren duhet të ndërlidhen dhe me pjesën e errët të figurës së tij.

Sipas Agalliut, forma si ka qeverisur dhe politikat e ndjekura nga Berlusconi qofshin ato të mira apo të këqija kanë ndikuar stilin e jetës dhe përditshmërinë sot në Itali.

“Mos ta trajtojmë figurën e Berlusconit si shenjtor. Berlusconi ka historinë e tij, dritë dhe hijet e veta që kanë ndikuar në këto 30 vite, jo vetëm në fushën politike, por dhe në fushën kulturore dhe shoqërore në Itali. Mos të harrojmë se këto 30 vite ai ka udhëhequr me një model politik të bazuar mbi hegjemoninë e informacionit në mediat e veta, mbi konflikt interesin, mbi ligjet që ka bërë, mbi ç’doganimin e të djathtës ekstreme që sot gjendet në politikën italiane dhe ka të bëjë mund të themi dhe me këtë procesin kulturor që qëndron dhe në themelet e situatës aktuale që po jetojmë në Itali,” – u shpreh Agalliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026