Arian Çani zbulon sloganin e fushatës elektorale të Ramës në 2025

9 Maj 2024 | 22:27

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se duke ftuar opozitën për të votuar rezolutën anti-korrupsion, kryeministri Rama ka hapur fushatrën e tij elektorale.

Sipas tij Rama fton opozitën për një “marrëveshje” që opozita ende nuk po e kupton se çfarë është, ai do të tregojë përballë kombëtarëve që jo vetëm është pro SPAK-ut por edhe do që ta forcojë atë.

“E para unë mendoj se kjo që bëri Rama është hapja e një fushate elektorale. Nuk mendoj se Rama është trembur, ai i ka hedhur sërish dorashkën opozitës, por duke u dhënë një lodër që këta s’e dinë se çfarë është. Mesa kuptoj unë ky do jetë slogani i Edi Ramës në zgjedhjet e 2025 që pothuajse po ndodhin tani. “Pro SPAK-ut, apo kundër tij”, Ai këtë do e shësë sikur ne jemi jo vetëm pro SPAK-ut por do e forcojmë edhe më shumë.

Rama është i vetmi që përdor një nga strategjitë e famshme të Shopenhauerit i cuili thotë “kur dikush të akuzon, ti merre akuzën, pranoje dhe ktheje në favorin tënd”, Ramsi këtë bën. Se duke qenë se këtu pushteti është vertikal, ai nuk ka presion, ndaj ai bën “cirk” me këtë. Edhe në këtë rast ai lë të kuptohet pa e thënë tamam se një gjë do e bëjmë, ne do bëjmë një bilanc të reformës, por nuk e prekim SPAK-un. Në fund do shikojmë nëse do tregohen të zgjuar dhe dinak këta të opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026