Arratisja nga Kievi, qytetarët të dëshpëruar për t’u larguar nga kryeqyteti
Stacioni qendror i trenit në Kiev mbetet i mbipopulluar, me mijëra ukrainas janë të dëshpëruar për t’u larguar nga kryeqyteti.
Nënat shtrëngojnë fort fëmijët e tyre ndërsa qentë e habitur fillojnë të lehin. Pasi mësojnë se trenat janë të mbipopulluar, shumë njerëz i kap paniku.
“Jam e tmerruar. Tani është edhe kërcënimi nga shpërthimi bërthamor. Trupat po i afrohen Kievit, prandaj është kjo turmë kaq e madhe këtu”, shprehet Anastasia Kolomiyet, banore e Kievit.
“Mendova se lufta do të zgjaste pak ditë. Askush nuk e besoi, askush nuk besoi se ne do të duhet të largohemi”, tregon një tjetër banore e kryeqytetit të Ukrainës.
Alexandër buzëqesh me zemër të thyer, me lot në sy, teksa përshëndet vajzën e tij 5-vjeçare Anna, e cila po largohet drejt Lviv.
Shumë burra i kanë dërguar familjet e tyre në Ukrainën perëndimore.
Shumë prej tyre kanë marrë vendimin e vështirë për të qëndruar në kryeqytet dhe për ta mbrojtur nga rusët.
Edhe këta banorët ukrainas të ndihmuar nga ushtria kalojnë një urë të dëmtuar, ata po largohen nga Irpin një zonë në periferi të Kievit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta