Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

17 Korrik 2025 | 11:00

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për babain e17-vjeçares që pak ditë më parë tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, por gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën më të rëndë, arrest me burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e gjyshit të vajzës në Vlorë, ku e mitura qëlloi veten në kokë me armë zjarri. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në hetim është vënë edhe gjyshi i vajzës, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur armën e krimit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026