Arrestohet i mituri në Holandë, kërcënoi se do të “dërgonte shkollën në ferr”
5 Prill 2023 |
13:28
Policia holandeze ka arrestuar një të mitur që kërcënoi me gjakderdhje në një shkollë të mesme në qytetin verior Zaandam.
Nuk dihet motivi i djalit, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë, njofton policia, transmeton nos.nl.
I mituri dërgoi dy emaile kërcënuese në shkollën Pascal Zuid në Zaandam, si dhe një foto të një arme gjysmë automatike.
Në një prej emaileve ai kërcënonte se të martën e datës 4 prill, në orën 10:30 do ta “dërgonte shkollën në ferr” dhe deklaronte se “njerëzit do të shtrihen përtokë të mbuluar me gjak”.
Pascal Zuid dhe dy shkolla aty pranë u mbyllën dje për shkak të këtyre kërcënimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Treni del nga shinat në Holandë, një viktimë dhe 30 të plagosur
- Financimi i fshehtë i Vitesse/ Abramovich pas skandalit, si u paguan yjet në Holandë
Lajme të Sugjeruara
Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
Publikimi i së hënës i një raporti shumë të pritur të ekspertëve të BE-së mbi mbrojtjen e fëmijëve në internet paralajmëron rregulla më të rrepta...
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
- 13:46 Dyshime për abuzim me rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie