Arrestohet me doza heroine gati për shitje, 37-vjeçari në Lushnjë

11 Gusht 2024 | 10:09

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit Tempulli është vënë në pranga shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, e më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetëra doza lende narkotike e dyshuar heroinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektrike, një aparat celular, një automjet dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026