Arrestohet në Kosovë një nga autorë e vrasjes së 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit”

1 Shkurt 2023 | 11:12

Është arrestuar në Kosovë, Gjelosh Krasniqi, një nga përsonat i cili dyshohet se ka përkrahur Vladimir Kolën, autorin e vrasjes së ndodhur vitin e kaluar në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj.

Gjeloshi u arrestua mbrëmjen e të martës nga policia e Pejës.

Lajmi mbi ndalimin e tij u konfirmua dhe nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Nikçi.

Si ndodhi ngjarja? 

Gjelosh Krasniqi dyshohet se përkrahu autorin e krimit Vladimir Kola, i cili qëlloi me kallashnikov në drejtim të Sanajt rreth orës 23:00 të datës 30 tetor, sapo ky i fundit kishte zbritur nga automjeti i tij në rezidencën e “Kodrës së Diellit”.

Ky i fundit humbi jetën nga plagët e marra, teksa po transportohej për në spitalin e Traumës nga miqtë e tij. Makina e autorëve u gjet disa minuta pas ngjarjes në Qafë Kashar, së bashku me armën e krimit.

Bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë zbardhi ngjarjen dhe caktoi masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për shtetasit:

Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Gjelosh Krasniqi, 49 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Kened Antoni, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026

Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 53-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
20:19 | 22/07/2026

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026