Artan Hoxha: RENEA u përplas me rojet e Suel Çelës për të kontrolluar biznesin
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se pas zhdukje së Ervis Martinajt në 9 gusht të vitit të kaluar, Suel Çela u bë personi më i kërkuar nga policia e shtetit.
Ai tregoi se operacioni i fundit i forcave RENEA në kërkim të Suel Çelës në Elbasan u realizua në fshehtësi të plotë me qëllim që ta kapnin në befasi.
“Operacioni i fundit ishte një lëvizje e kryer nga RENEA që ndryshe nga herët e tjera që hynë njëherë në Elbasan dhe shkonin në bizneset e familjes Çela, këtë herë kanë shkuar përmes tunelit dhe kanë ndjekur një rrugë tjetër në mënyrë që të mos binin në sy dhe kanë dashur ta zënë në befasi. Ka pasur një debat të fortë me rojet e sigurisë në hyrje të tregut ku ka pasur një konfrontim fizik, dhe janë goditur nga policia. Është hyrë me forcë, është kontrolluar për 6 orë tregu dhe banesa e Çelës. Është menduar se mund të ketë ndonjë tunel të nëndheshëm, janë përdorur deri edhe pajisje speciale për t’u bindur që Suel Çela nuk ishte aty”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Artan Hoxha: Përplasja më e fortë në këto zgjedhje është në Vaun e Dejës
- Porositës i 3 vrasjeve sipas Dumanit, Suel Çela kërkesë GJKKO-së nga arratia
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë