Artan Hoxha zbardh atentatin në Lezhë: 2 automjete, 7 kallashnikovë dhe 2 shkopa bejsbolli
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, foli mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Lezhës, ku për pasojë një person mbeti i plagosur.
Sipas gazetarit, këto janë ngjarje në të cilat plagosen persona të tretë të pafajshëm që nuk i përkasin ngjarjes. Në vijim të kësaj, gazetari mori rastin e masakrës në Memaliaj, ku u vra kamarieri, dhe rastin e Don Boskos, ku u vra banakieri.
“Deri tani nuk kemi humbje jete dhe njeriu që është më i dëmtuar dhe më i rrezikuar është berberi i fshatit. Po të shikoni mënyrën sesi kryhet sot, mbase më parë nuk kemi pasur kamera, por në rastin konkret, në një fshat, në një hapësirë prej 10 metra katror dhe të jenë minimalisht shtatë persona të armatosur, as në Rripin e Gazës nuk është kjo dendësi e njerëzve të armatosur. Është një grup sulmi si skuadër taktike e RENEA-s.
Një skuadër taktike ka të paktën 7 minimumi, ndërsa këta ishin mbi minimumin me dy automjete, me dy kallashnikovë, tre armë të lehta dhe dy shkopinj bejsbolli. Brenda te berberi qëlloi të armatosur, fat që ishte dhe ai polici aty, sepse ai nuk ishte kot, por prej atij polici, ironia tjetër është që është i vetmi i arrestuar, por mos të ishte ai polici, ne nuk do e dinim bilancin se si do të shkonte ajo ngjarje. Sepse vërtet masat do të ishin shumë të mëdha dhe vetëm pamja që publikova dëshmon qartë që zjarri ka dalë nga kontrolli, nuk ka pasur më objektiv, është hapur zjarr me breshëri.
Ajo harta që u pikturua në xhamin e berberanës dukej si harta e Kosovës, një romb i goditur pa mëshirë. Mënyra sesi gjuajnë duket që nuk kanë as mëshirën më të vogël”, u shpreh Hoxha.
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit