Asgjësohen mbi 15 mijë rrënjë kanabis në Shkodër

4 Gusht 2023 | 17:13

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 15 395 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale  AMP Shkodër-Lezhë dhe me FNSh Tirana, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 15 395 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, prej të cilave:

13867 bimë në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026