Presidenti i ri në dorën e PS, digjet pa asnjë kandidat edhe raundi i tretë

30 Maj 2022 | 10:21

Është konsumuar edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit pa asnjë kandidat.

Në seancë nuk ishte i pranishëm grupi parlamentar i PD, ndërsa në sallë ishin vetëm disa deputetë të tjerë të opozitës, mes tyre edhe mbështetës të Sali Berishës.

Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet për të caktuar datën e votimit të katërt kur ‘topi’ do i kalon Partisë Socialiste e cila mund ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri.

Në dy raundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 71 vota për zgjedhjen e tij.

Si mazhoranca edhe opozita deri tani nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat.

Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh.

Gjatë 32 vite pluralizëm politik, Shqipëria ka zgjedhur vetëm në një rast një president konsensual.

Në vitin 2002, me marrëveshje Nano-Berisha, Alfred Moisiu u zgjodh President me 97 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026