‘Asnjë shkollë me taksën e arsimit’, PD: Bashkia ka mbledhur 30 milionë dollarë, por nuk i investon
Taksa e përkohshme e arsimit që aplikohet në Tiranë me synimin për ndërtimin e shkollave, për Partinë Demokratike konsiderohet e paligjshme. Akuza vjen nga eksperti i Ekonomisë pranë selisë blu, Mateo Spaho, i cili deklaron gjithashtu se paratë e taksapaguesve ende nuk po investohen për shkolla.
“Është i vetmi qytet që ka një taksë për infrastrukturën arsimore, të cilën do të vazhdojmë ta paguajmë edhe vitin e ardhshëm. Taksa është e paligjshme, antikushtetuese, pasi arsimi publik në Shqipëri është falas, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se paratë që u ka marrë banorëve të Tiranës për këtë taksë të paligjshme, Bashkia nuk i ka investuar në shkolla”, tha z. Spaho.
Taksa për infrastrukturën arsimore u vendos nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e 17 shkollave, të cilat do të eliminojnë mësimin me dy turne.
“Sot, të gjithë e dimë se ky është një premtim i pambajtur. Fëmijët janë me 2, 3, madje edhe me 4 turne. 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve”, tha eksperti i PD.
Prej 5 vitesh, taksa e arsimit paguhet nga familjet në Tiranë në faturën e ujit në vlerën 150 lekë në muaj, sikundër edhe nga bizneset e vogla dhe të mëdha dhe deri tani janë arkëtuar 30 milionë dollarë. 7 vite është periudha e paracaktuar për vjeljen e saj në kryeqytet.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk