“Asnjë trokitje në qiell”, Naim Dokle sjell librin për njeriun dhe vetminë

14 Nëntor 2025 | 17:39

“Ne mendojmë për një të ardhme, por nuk e dimë se cila e ardhme na pret.” Kjo fjali e thjeshtë, por thellësisht njerëzore, përmbledh romanin më të fundit të Namik Dokles, Asnjë trokitje në qiell”.

Një vepër që flet për kohën tonë, për vetminë dhe indiferencën që po zëvendëson kujdesin dhe dashurinë ndaj tjetrit. Autori sjell 7 personazhe të ndryshëm, pjesëtarë të një familjeje të panjohur për njëri-tjetrin.

“Një nga shqetësimet e mia, një nga gjërat që po shuhet është interesi ndaj tjetrit, po shikojmë indiferencë ndaj çdo kujt,. Fabula që unë kam zgjedhur, disa janë pjesëtar të një familje, madje të panjohur”, thekson Dokle.

Një personazh tjetër në veprën e Dokles pasqyron dhe realitin e sotëm.

“Tjetra është varrëbukësja, e cila ka mbetur pa njeri, dikush në burg dhe ka mbetur e vetmuar dhe një ditë prej ditësh has një shtyllë, dhe kështu e ndërton jetën në këtë mënyrë. Unë e kam bërë grua por njoh një burrë në Tiranë që jeton kështu”, shton ai.

Siç vëren studiuesi Behar Gjoka, romani zhvillohet në fund të dhjetorit në motin më të ftohtë të vitit, një simbolike që shënon ftohjen shpirtërore të njerëzve.

“Te ky roman është e pashmangshme të lexosh diçka ,nga ngjarjet është fjala për fund dhjetori, është moti më i ftohtë i vitit. Janë 7 protagonistë dhe këtu fillon situatë e ndryshimeve dhe përmbysjeve që bën autori. Është roman personazesh”, shprehet Behar Gjoka.

“Asnjë trokitje në qiell” është një roman i thellë për njeriun dhe vetminë, për humbjet që mbartim dhe për trokitjet që presim ndoshta jo nga qielli, por nga njëri-tjetri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026