Atentati mafioz ndaj Martin Bardhit, shkarkohet shefi i komisariatit në Mirditë
Martin Bardhi u qëllua në afërsi të komisariatit të qytetit të Rrëshenit me breshëri kallashnikovi më 26 shtator. Zona në të cilën u krye atentati është një ndër më të populluarat, çka mund të kishte përfunduar dhe në tragjedi më të madhe.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë është shkarkuar. Në vend të tij është emëruar Klodian Kondi.
Krahas kësaj, ndryshime ka pasur dhe në Lezhë.
- Gentian Berberi emërohet zv/drejtor për Krimet në DVP Lezhë
- Altin Mena emërohet zv/drejtor për Rendin në DVP Lezhë
Kujtojmë se Martin Bardhi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai është akuzuar për atentatin ndaj nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçi.
Në mars të këtij viti Martin Bardhi së bashku me djalin e tij kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit. Në mars ai u arrestua në lidhje me këtë ngjarje por u lirua më pas në gusht. Kujtojmë se Kastriot Reçit, pronar i një televizioni lokal në Lezhë, u vra me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.
Hasmëria mes këtyre dy fiseve ka shkaktuar viktima për pothuajse dy dekada.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro