Atletët virtualë, më të ‘zgjuar’ se ata realë?
Një studim i publikuar në muajin shkurt nga GYO Score ka dhënë rezultate të papritura mbi prirjet akademike të atletëve të Esports, apo siç njihen ndryshe, të sporteve elektronike. Në fushën e sportit tradicional, shumica e sportistëve preferojnë t’i vazhdojnë studimet universitare në degë si biznesi apo shkencat sociale.
Nga ana tjetër, sportistët virtualë janë më të prirur të studiojnë për shkenca ekzakte siç janë teknologjia, inxhinieria, fizika dhe matematika. Lojërat elektronike konkurruese, ku pjesëmarrësit garojnë në skuadra, zyrtarisht klasifikohen si sporte elektronike.
Këto gara janë kthyer në ngjarje serioze që ofrojnë shpërblime të mëdha financiare për fituesit si dhe bursa të ndryshme studimi.
Specifikisht, 50.4% e të pyeturve nga komunitetit i sportistëve virtualë dëshirojnë të studiojnë ose janë duke studiuar për shkenca ekzakte. 13.2% e tyre dëshirojnë të vazhdojnë të studiojnë rreth Esports dhe lojra elektronike, por në rolin e krijuesit ose zhvilluesit të tyre. 9.5% dëshirojnë të merren me biznes dhe financë në të ardhmen e tyre.
Ndryshe nga sportistët tradicionalë, që nuk shprehin interes të madh në arte, atletët e Esports kanë dëshirën ose janë duke studiuar në fusha të ndryshme të artit. Ndërsa 18.4% e tyre dëshirojnë të zhvillohen në fusha të tjera të jetës.
Ndër vite, prindërit kanë qenë të predispozuar që të mos i lejojnë fëmijët e tyre që të qëndrojnë gjatë duke luajtur para një ekrani, por ky studim tregon se përdoruesit e tyre janë shumë më të prirur që të përdorin logjikën në jetën e tyre të përditshme, por edhe për t’u zhvilluar më tej.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin