Atmosfera nga sheshi “Skënderbej”, mbërrijnë qytetarët e parë nga Kosova

17 Tetor 2025 | 13:07

Reshjet e shiut nuk kanë ndaluar qytetarët të cilët kanë nisur pak nga pak duke u grumbulluar në sheshin “Skënderbej” lidhur me protestën në mbështetje të lidëreve të UÇK-së e cila do të nisë orën 17:00. Atmosfera në shesh është duke u “gjallëruar” minutë pas minute teksa qytetarët dhe shqiptarët e Kosovës mbërrijnë në Tiranë. Shumë persona janë nisur herët që të kalojnë edhe paraditen në Tiranë.

78-vjeçari, Daut Maloku pavarësisht moshës ka udhëtuar nga Prishtina herët në mëngjes drejt Tiranës. Ai për “Euronews Albania” shprehet se në Hagë po devijohet e vërteta dhe se lufta Çlirimtare ka qenë e pastër duke e krahasuar me lotin prandaj duhen përkrahur liderët e UÇK-së.

“Do të jetë një miting mbarëkombëtar për mbrojtjen e vlerave sublime themelore të UÇK. Kjo është e rëndësishme të tregojmë se këto vlera i kemi amanet nga dëshmorët, që gjithmonë ti respektojmë. Ajo që po ndodh në Hagë është e po dyshojmë se ka devijim nga e vërteta. Lufta çlirimtare ishte e pastër si loti,” tha ai.

Ka edhe nga ata që kanë marrë rrugën për Tiranë edhe nga shtetet e tjera. Një shqiptar i Kosovës së bashku me miqtë e tij ka udhëtuar nga Zvicra që të jetë pjesë e protestës. Ai për “Euronews Albania” u shpreh se është një ditë e rëndësishme për të dhënë përkrahjen e tyre ndaj liderëve të UÇK-së.

“Ne kemi ardhur me 10 shokë nga Bazeli i Zvicrës. Është një ditë e veçantë. Kemi ardhur të japim përkrahje çlirimtarëve. Ata janë liria e Kosovës, falë gjakut të dëshmorëve dhe Hashim Thaçit edhe bashkëluftëtarëve të tjerë sot jemi këtu e na jepet mundësia të përkrahim ata.

Ne kemi qene pjese e luftës dhe e kemi përjetuar. Jemi krenar që kemi qenë kemi pjesë e asaj historie. Hashim Thaçi është ikona e Shqiptarisë. Qindra e mijëra njerëz do vijnë për ti përkrahur”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026