Protesta për komandantët e UÇK, qindra shqiptarë nga RMV drejt Tiranës

17 Tetor 2025 | 12:53

Qindra mjete me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës në mbështetje të komandantëve të UCK.

Nga Struga, Ohri, Kërçova, Tetova, Veleshta e shumë qytete të tjera me shqiptarë janë nisur prej orëve të para të mëngjesit.

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës.

Protesta me moton “Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët” në Tiranë pritet të jetë ndër më madhështorët ndonjëherë në përkrahje të krerëve të UÇK-së, me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe figurave të njohura politike nga trojet shqiptare.

Qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare janw mobilizuar për të marrë pjesë në këtë tubim të cilin e shohin si detyrim moral dhe kombëtar ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri e sot po mbahen padrejtësisht në Hagë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026