Veteranët e UÇK-së: Ne kërkojmë drejtësi, LVV po përpiqet të politizojë protestën

16 Tetor 2025 | 13:35

Veteranët e UÇK-së kanë reaguar lidhur me deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje teksa thekson se LVV po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Sipas tyre protesta është zëri i popullit dhe nuk është i asnjë partie politike. Veteranët theksojnë se kërkojnë drejtësi për krerët e UÇK-së dhe ndëshkim të krimeve të serbëve. Ata gjithashtu kanë falenderuar kryeministrin Edi Rama që ka qenë mbështetës i kësaj kauze.

“Deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuar mbrëmë vonë, tregon qartë se kjo parti po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës së madhe që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor.

Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike- ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë.

Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë. OVL UÇK nuk lejon dhe nuk do të lejojë që lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret për interesa partiake.

Ne nuk kërkojmë retorikë politike, kërkojmë drejtësi për luftëtarët tanë dhe ndëshkim për krimet e Serbisë. Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive. Aty do të jenë mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, për të treguar se UÇK-ja është nderi i kombit dhe s’ka gjykatë që mund ta njollosë atë.

Në të njëjtën kohë, OVL UÇK shpreh falënderim të sinqertë për Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili është treguar zë i qartë dhe mbështetës i kësaj kauze të drejtë, si dhe për institucionet shqiptare që kanë dhënë mbështetje të plotë për mbarëvajtjen dhe organizimin e protestës në Tiranë”, shkruhet në reagim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026