Autobusi me 30 pasagjerë del nga rruga në Librazhd

Autobus
7 Shkurt 2022 | 14:21

Një autobus me rreth 30 pasagjerë ka dalë nga rruga duke rrezikuar të përfundonte në humnerë, në Kthesën e Murrashit në Librazhd.

Asnjë person nuk është lënduar.

Autobusi po lëvizte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit, por dyshohet se nga lagështia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nuk ka barriera mbrojtëse në të gjithë rrugën në rast përplasjeje.

Në Kthesën e Murrasthit në Librazhd, disa ditë më parë humbën jetën 3 persona gjatë një aksidenti.

Kthesa e Murrashit është evidentuar dhe më herët si ‘kthesa e vdekjes’. Kjo rrugë është më e rrezikshme gjatë dimrit, pasi për shkak të reshjeve të shumta, ka rënie gurësh. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026