Automatik, municion luftarak dhe thikë në banesë, arretohet 61-vjeçari në Tiranë

8 Shkurt 2024 | 12:43

Një 61-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi në banesë iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 61-vjeçari ishte banues në fshatin Kutreq, emër të cilin mori edhe operacioni.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Kutreq”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4

Iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kutreq”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në Kutreq, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026