“Autori erdhi në restorant, viktima i shkoi në tavolinë”- Si ndodhi krimi në Ndroq
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka zbuluar detaje nga vrasja e ndodhur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.
E ftuar në emisionin Review, ajo tha se viktima po drekonte në lokalin ku më pas erdhi dhe autori Julian Gjoshi dhe u ul në një tavolinë tjetër. Sipas saj Dedja i shkoi në tavolinë Gjoshit dhe filluan të debatonin, për disa sekonda dhe më pas ndodhi vrasja. Viktima dhe autori njiheshin me njëri tjetrin dhe kishin patur debate të mëparshme.
“Do nisem nga dinamika ku ditën e sotme në ambiente e lokalit ka qenë duke drekuar viktima me persona të tjerë. Më pas ka mbërritur në ambiente e lokalit autori i cili është ulur në një tjetër tavolinë. Viktima, Alfred Dedja është ngritur nga tavolina dhe ka shkuar pranë tavolinës ku qëndronte Julian Gjoshi që është autori i dyshuar i vrasjes”, tha Demushi.
Gazetarja shpjegon se kanë pasur një debat i cili ka zgjatur vetëm pak momente, ku më pas ka qenë Julian Gjoshi ai i cili ka qëlluar për vdekje Alfred Dedjan.
“Menjëherë janë njoftuar shërbimet e urgjencës, pasi personat që ndodheshin ne vendngjarje kishin shpres se Dedja ishte gjallë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në momentin që është qëlluar me armë. Deri në këto momente dyshohet se janë dy plumba por janë duke u kryer të gjitha veprimet nga ana e grupit hetimor i cili vijon të jetë ende në vendngjarje në mënyrë që të bëhet dhe dokumentimi i kësaj ngjarje”, shtoi gazetarja Demushi.
Ndër të tjera ajo tha se autori dhe viktima njiheshin me njëri tjetrin dhe kanë pasur një konflikt disa kohë më parë, motive të cilat ende nuk janë të qarta.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni