Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për disa prodhues të mëdhenj të qumështit

18 Janar 2024 | 16:37

Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet ndaj disa prej prodhuesve më të mëdhenj të qumështit në vendin tonë. Shkak janë bërë raportimet për konkurrencë të pandershme dhe abuzimet me çmimet e produkteve.

Abuzim me pozitë dominuese në treg. Është ky motivi që komisioni i konkurrencës në mbledhjen e natës 29 dhejtor 2023 ka marrë në shqyrtim procedurën hetimore ndaj disa prej prodhuesve më të mëdhenj në vend të prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënproduketeve të qumështit.

Referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të këtyre nënprodukteve rezulton se sjellja e kompanive me pjesë të konsiderueshme tregu mund të jetë abuzuese. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, kompanitë kanë kryer tregtimin në kushtet të pabarabarta me prodhuesit e tjerë, si dhe kanë vendosur limit, kushte të padrejta të tregtimit të prduktit apo edhe refuzimin për të dhënë licensa.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1045, hapi hetim të thelluar ndaj prodhuesve që nga datat 1 janar deri në 31 dhejtor 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026