‘Avionët rus nuk rrëzohen me mitralozë’, Zelenski kërkon më shumë armë

27 Mars 2022 | 08:33

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u kërkoi sërish qeverive perëndimore që të furnizojnë vendin e tij me avionë, tanke dhe sisteme të mbrojtjes raketore.

Në një fjalim në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ai tha se armët e rënda që mund të mbronin lirinë në Evropë janë duke zënë pluhur.

Zelensky u ankua se avionët rus nuk mund të rrëzohen me mitralozë.

“Çfarë po bën NATO? A është duke u drejtuar nga Rusia? Çfarë presin ata? Kanë kaluar 31 ditë. Ne kërkojmë vetëm 1% të asaj që ka NATO, asgjë më shumë,” shtoi ai.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, konfirmoi për BBC se vendi i tij ishte i gatshëm të dërgonte arsenalin e tij të raketave të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik në Ukrainë nëse mund të sigurohej një zëvendësim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026