Avokatët në Pogradec sot në protestë për hartën gjyqësore
Avokatët në qytetin e Pogradecit do të zhvillojnë paraditen e sotme një protestë kundër hartës së re gjyqësore.
Ata kundërshtojnë shkrirjen e gjykatës së rrethit në këtë qytet. Protestës pritet t’i bashkohen noterët, ekspertët ligjorë dhe qytetarë të këtij qyteti.
Prej disa javësh, avokatët kanë bojkotuar seanca gjyqësore duke kërkuar mos miratimin e hartës së re të gjyqësorit.
Avokatët tregojnë se do të vazhdojnë bojkotin, dhe janë në pritje të vendimit të Dhomës Kombëtare të avokatisë.
Ndërkohë që mendohet të shkohet deri në pezullim licencash.
Sot atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot gjyqësore në rast mbyllje të kësaj gjykate.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend.
KLP është institucioni i parafundit që do të japë mendimin në Ministrinë e Drejtësisë.
Më pas është Ministria e Financave që do të bëjë një përllogartije të shpenzimeve dhe kjo hartë pritet t’i kalojë qeverisë për miratim.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë